Kosovë

Giresse, optimist: Tani kam një ide më të qartë për Kosovën

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, u shfaq i kënaqur pas miqësores me Zvicrën, që përfundoi barazim 1-1. Francezi vlerësoi impenjimin e “dardanëve” dhe mbështetjen e tifozëve, që e bënë Zyrihun të ndihej sikur të ishte Prishtina.

“Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Jam shumë i lumtur me ekipin dhe me angazhimin që kanë treguar në këtë ndeshje. Ishte një ndeshje e vështirë. E kam ditur që do të ketë shumë tifozë në këtë ndeshje dhe na është dukur sikur po luanim në Prishtinë”.

Miqësore që vlejtën shumë: “Këto dy ndeshje kanë qenë për të parë lojtarët se si luajnë së bashku dhe këtë e kemi arritur dhe tani e kam një ide më të qartë. Kemi mësuar shumë në këto dy ndeshje, që për mua ishin tejet pozitive. Angazhimi dhe motivimi i lojtarëve ishte maksimal, por edhe loja e zhvilluar ishte shumë e mirë.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency