Merkato

Watzke “dorëzohet” për Haaland: Nëse e do City, s’mund të rezistojmë

Borussia e Dortumdit, e dorëzuar për Erilng Haaland. Shefi Ekzekutiv i verdhezinjve, Hans-Joachim Watzke, i mërzitur nga spekulimet e vazhdueshme rreth të ardhmes së norvegjezit, e pranon se do të jetë e vështirë për ta mbajtur në “Signal Iduna Park”. Marrëveshja e Haalandin skadon në vitin 2024, por sulmuesi ka një klauzolë lirimi që e lejon të largohet për një tarifë që raportohet të jetë midis 75-90 milionë euro në fund të sezonit. I pyetur për shanset që ekzistojnë për ta mbajtur sulmuesin edhe sezonin e ardhshëm, Watzke u përgjigj:

“Nuk e di, duhet të pyesni Erling Haalandin dhe jo mua. E vetmja gjë që më mërzit është media. Haaland nuk mund të bëjë asgjë për këtë, as unë. Megjithatë, ne duhet t’i përgjigjemi kësaj katrahure çdo ditë. Është ashtu siç është. Kam hequr dorë nga gjykimi i thashethemeve të medias. Përndryshe, dita ime do të duhej të kishte 36 orë”.

Manchester City është ndër klubet që thuhet se janë të interesuar për Haaland, dhe nëse “Qytetarët” bëjnë me të vërtetë një lëvizje për sulmuesin norvegjez, Watzke e ka të qartë se oferta e tyre do të ishte e pakrahasueshme me të Dortmundit.

“Ne nuk dimë asgjë specifike, as nuk na është afruar dikush. Megjithatë, ne nuk mund të rezistojmë financiarisht nëse Manchester City do të trokasë,” – tha ai.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency