Merkato

PSG kërkon mesfushor që ofron garanci, kushtet i përmbush lojtari i Chelsea-t

Ngolo Kante ka qenë objektiv i PSG-së dhe do të vazhdojë të jetë. “Le Parisien’ shpjegon se klubi francez e kontaktoi mesfushorin janarin e kaluar dhe e tundoi me shumën që i ofroi si pagë, por Kante tha jo. Kjo medie franceze shpjegon se 31-vjeçari ndihej i lumtur në Londër dhe nuk ishte i interesuar të ndryshonte skenën.

Ai mbërriti në Chelsea në qershor të vitit 2016 dhe me blutë e Londrës është shpallur kampion i Evropës. Francezit i ka mbetur më pak se një vit nga kontrata që ka nënshkruar me blutë, çka ka bërë që skuadra pariziene të rivendosë kontaktet me mesfushorin.

Nuk është hera e parë që parisienët interesohen për të. Kante konsiderohet një mesfushor mbrojtës që të ofron garanci. Vetëm pasi u shpall kampion i Premier League-s me Leicester City-n, në vitin 2016, PSG e kontaktoi, por në atë kohë zgjodhi klubin londinez.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency