Featured

El Clasico vendos rekordin e pjesëmarrësve në “Camp Nou”, Barcelona “manita” Realit

Camp Nou nuk mbushet vetëm në rastet kur aty zbresin talente si Pedri, Ansu Fati, Gavi apo emra të konfirmuar si Pique, De Jong, Busquets, Alba e Aubameyang. Stadiumi i katalanasve u shndërrua në një “dëshmitar” të një rekordi botëror sa i takon audiencës në një ndeshje të futbollit të femrave.

Kështu, në sfidën çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madrid, stadiumi i Barcelonës kishte prezent plot 91.553 spektatorë ndërsa edhe fusha dhuroi spektakël ku vajzat blaugranase shënuan pesë gola duke triumfuar me rezultatin 5-2 ndaj rivalëve madrilene duke avancuar në këtë formë për në gjysmëfinalen e kompeticionit.

Gjithsesi, ajo që bëri më së shumti përshtypje ishte prezenca e jashtëzakosnhme e tifozëve, duke shënuar kështu edhe rekordin botëror.


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency