Katar 2022

Meksika dhe USA zyrtarisht në Botëror, Kosta Rika në play off me Zelandën e Re

Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dy përfaqësueset e radhës të CONCACAF-it, që siguruan kualifikimin në “Katar 2022”, pas Kanadasë. Në raundin e fundit të ndeshjeve kualifikuese Meksika mposhti 2-0 El Salvadorin, ndërsa amerikanët edhe pse u mposhtën 2-0 nga Kosta Rika, përfunduan në vendin e tretë në grup falë golaverazhit më të mirë. Kosta Rika, gjithsesi, e ka një shans për të shkuar në Botëror nëpërmjet play off-it me Zelandën e Re më 13 ose 14 qershor.

Meksika e mbylli brenda pjesës së parë sfidën me El Salvadorin falë golave të Antunas dhe Jimenez, ndërsa Shteteve të Bashkuara u mjaftonte të mos humbnin me një diferencë më shumë se 6 gola për të mbajtur poshtë në renditje pikërisht Kosta Rikën. Vendësit fituan 2-0 me gola të Vargas dhe Contreas. Shumë e rëndësishme për amerikanët fitorja e thellë 5-1 pak ditë më parë ndaj Panamasë.

Kanadaja, që e kishte siguruar vendin e parë, u mposht 1-0 në fushën e Panamasë, ndërsa Xhamajka Honduras, që vlente gjithashtu vetëm për statistika, u mbyll 2-1.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency