Ligue 1

Revolucion te PSG-ja, Messi e Neymar në provë!

Të gjithë në provë! Edhe Messi e Neymar që nuk e kanë më vendin të garantuar. Jo vetëm në fushë por edhe në organikë. PSG është gati t’i largojë. Kështu shkruan e përditshmja “L’Equipe”, që flet për nisjen e një kursi të ri te parizienët, me më pak yje, më shumë të rinj dhe natyrisht më eficient. Klubi i emirit të Katarit po përgatit një revolucion dhe janë 3 emrat më të “nxehtë” për stolin: Zidane, Conte dhe Thiago Motta.

Natyrisht që bëhet fjalë për skenarë, të cilët janë duke i studiuar në Doha ku është rikthyer të martën Nasser Al Khelaifi, Presidenti i një PSG-je të poshtëruar nga eliminimi në 1/8 e Champions League. Ky duhej të ishte viti i triumfit, në vitin e Botërorit në Katar, por klubi parizien gjendet në një situatë të sikletshme, pavarësisht investimeve të rëndësishme që u bënë në verë. Afrimi me zero euro, por me një pagë prej 33 milionë eurosh neto i Messit duhej të bënte diferencën, por entuziazmi sportiv u thërrmua nga paraqitjet zhgënjyese të Topit të Artë, që nuk ia doli të përsëriste gjërat spektakolare që ka bërë për shumë vite te Barcelona. Në këtë mënyrë argjentinasi është vënë në diskutim shkruan L’Equipe, e po ashtu dhe Neymar që është i papërmbushur. Për ta e përditshmja franceze tregon rrugën drejt MLS, kampionati amerikan ju intereson të dyve.

Muaji prill do të jetë vendimtar për të rinisur projektin, por edhe për të bindur Mbappe që të qëndrojë për t’u bërë lideri vetë, duke hequr dorë nga joshja e Real Madridit. Për këtë arsye klubi punon prej kohësh për të bindur Zidanen që ka fituar 3 Champions radhazi, por që aspiron drejtimin e kombëtares franceze. Paralelisht spikasin edhe 2 profile të tjera, ai i Antonio Conte-s, trajner i Tottenham i njohur për stilin e tij autoritar, dhe ai i Thiago Motta-s. Trajneri i Spezia-s është ishi i madh që njeh në perfeksion klubin dhe mund të marrë një rol si ai që Barcelona i besoi Xavit duke synuar te të rinjtë. Tani për tani, timoni mbetet në duart e Pochetino-s, që pasi ka humbur në të gjitha frontet e kupave, duhet që të paktën të sigurojë titullin kampion në përfundim të një prej sezoneve më zhgënjyes të PSG.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency