Ish lojtari i Kombëtares: Kisha vënë bast shtëpinë që ndeshja mbaroi 0-1, Partizani nuk ka shanse kualifikimi
Ish sulmuesi i njohur shkodran i Vllaznisë dhe Kombëtares Shqiptare, Roland Luçi ka komentuar me nota ironike vendimin e arbitrit Olsid Ferataj për të anuluar golin e kuqebluve në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ndaj Partizanit.
Bëhet fjalë për episodin e ndodhur në minutën e 93-të të takimit, me shkodranët që shënuan me Aralicën, por që arbitri Ferataj u thirr në dhomën e VAR-it dhe pasi rishikoi aksionin, vendosi në mënyrë të çuditshme të akordojë faull në sulm.
Pikërisht për këtë episod, Luçi shkruan se do të kishte vënë bast edhe shtëpinë e tij, që ndeshja mbaroi 1-0 për Vllazninë, por u befasua tej mase për golin e anuluar. Megjithatë ai u shfaq optimist se se kuqeblutë do të kualifikohen në Shkodër, pasi deklaroi se Partizani po kalon një formë mjaft të dobët.
Ja reagimi i Roland Luçit:
Dhe dy fjale qe permbajne dhe humor per ndeshjen e sotme ndaj Partizanit
E pashe ndeshjen dhe sapo hyri goli yne ne minuten e 93 fika Tv dhe dola.
Tash ne darke qe u ktheva ne rrjet shoh nje acarim te pazakonte te ambientit sportiv shkodran per nje gol te Vllaznise te anulluar.
Mendova se cili paska qene ky gol qe se paskam vu re dhe si shpesh ne keto raste telefonova ne Irlande mikun Bardh Maçi i cili me sqaroi se behet fjale per golin e minutes se fundit. E pyes per rezultatin e me thote 0 – 0!
Kisha vu bast dhe shtepine qe ndeshja ka mbaru 1 – 0 per ne, po ja qe u anullokan gola te rregullt mbasi ka mbaru loja.
Gjithsesi nje ekip aq i dobet sa eshte Partizani, nuk ka shanse kualifikimi ne Shkoder e per kete (figurativisht) ve bast seriozisht!



