Featured

Ora 18:00, shorti i Botërorit, ja si janë ndarë skuadrat në 4 vazo

Sot është dita e madhe, ajo që së pari do të përvijojë rrugëtimin e skuadrave të kualifikuara në finalet e Kupës së Botës që do të mbahet në Katar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022.

Në orën 18:00 (19:00 në Katar), në Doha do të hidhet shorti që do të përcaktojë tetë grupe. Nga 32 përfaqësuese gjithsej, mungojnë tri, të cilat do të dalin nga një play-off evropian dhe ndërkontinentale.

Ndër favoritët e mëdhenj, si në çdo edicion, natyrshëm gjejmë Brazilin, dominues në raundin kualifikues të Amerikës së Jugut, pa harruar kampionen në fuqi, Francën, dhe Gjermaninë e re e Hansi  Flick, që do të hidhet në vazon e dytë.

Vazo 1: Brazil, Belgjikë, Francë, Argjentinë, Angli, Spanjë, Portugali, Katar;

Vazo 2: Holandë, Meksikë, Danimarkë, Gjermani, USA, Zvicër, Uruguaj, Kroaci;

Vazo 3: Senegal, Iran, Japoni, Serbi, Poloni, Kore e Jugut, Marok, Tunizi;

Vazo 4: Kanada, Kamerun, Arabia Saudite, Ekuador, Gana, plus tri skuadra për t’u përcaktuar (një mes Uells/Skoci/Ukrainë, një mes Kosta Rika/Zelandë e Re, dhe një mes Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe/Perù).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency