Vanoli: Dy mënyra ka për të shpëtuar dhe për të rikthyer tifozët! Simoni? Ju tregoj kur rikthehet
Dinamon e pret një finale të shtunën në “Elbasan Arena”. Ekipi i Rodolfo Vanolit pret Egnatian, një rival i drejtpërdrejtë për mbijetesën. Sfida do të nisë në orën 16:45 dhe do të transmetohet në Supersport 3.
Trajneri italian i ekipit kryeqytetas, foli sot në konferencën për shtypin, aty ku u ndal te takimi me rrogozhinasit dhe situata e Simon Simonit, i cili u dëmtuar në takimin Shqipëri U21-Angli U21.
“Pauza e kombëtareve na shërbeu për t’u njohur më shumë edhe për të kuptuar se çfarë duhet të përmirësojmë. Duke parë dhe ndeshjen ndaj Tiranës, ku djemtë kanë bërë një ndeshje pozitive, jam i bindur që nëse mbajmë këtë ritëm dhe mentalitet, mund të bëjmë gjëra të mëdha.
Skuadra duhet të fillojë të luajë për renditjen, për presidentin, klubin tonë dhe tifozët. Tifozët tanë mund t’i sjellim në stadium vetëm duke bërë paraqitje të rëndësishme: me zemër dhe sakrificë.
Egnatia? Jemi të vetëdijshëm që luajmë me një skuadër të fortë, sepse ka 4 pikë më shumë se ne, por do të jetë fusha ajo që do të thotë se cila është.
Është një përballje e rëndësishme për kampionatin, por nuk do të jetë ndeshja vendimtare, sepse ka ende shumë pikë dhe sfida në dispozicion”.
Në fund një koment për portierin 17-vjeçar: “Simoni, falë Zotit, nuk e kishte dëmtimin kaq të rëndë. Për 10 ditë, besoj se do të jetë në dispozicion per skuadrën”.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



