FOTO/ Correa zbulon të fejuarën, është vajza e ish futbollistit të Lazios
Eksperienca te Interi nuk po shkon si duhet për Joaquin Correan, që ka vuajtur dëmtimet e shpeshta dhe nuk ka luajtur shumë takime, megjithatë nuk mund të thuhet e njëjta gjë për aspektin sentimental.
Futbollisti argjentinas është fejuar me Chiara Carisaghin, vajzën e ish futbollistit të Lazios e Juventusit, Pierluigi Casiraghi, me të cilën përflitej se ishte në lidhje prej disa muajsh, por vetëm së fundi kanë dalë hapur, duke postuar foto në rrjetet sociale.











