Katar 2022

Southgate komenton shortin dhe zbulon objektivin e Anglisë në Botërorin e Katarit

Pasditen e sotme është hedhur shorti për Kupën e Botës Katar 2022, teksa në letër duket mjaft e kënaqur edhe Anglia, të cilën goglat e kanë vendosur në grupin B, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Iranin dhe fituesen e Play Off-it Europian (njëra mes Ukrainës, Uellsit e Skocisë).

Trajneri Gary Southgate ka komentuar shortin, duke u shprehur se mezi pret përballjen me ShBA-të, teksa ka shtuar se objektivi primar I “tre luanëve” është të kalojnë grupet dhe më pas të shohin se deri ku mund të shkojnë.

“SHBA-të dhe Irani janë kundërshtarë me të cilët nuk ndeshemi prej shumë kohës, ndërsa grupi do të plotësohet nga një ekip të cilin nuk e dimë ende kush do jetë. Objektivi ynë primar është të kalojmë grupin dhe më pas të ndërtojmë rrugëtimin tonë drejt suksesit. Shtetet e Bashkuara kanë një ekip mjaft interesant dhe na pret një ndeshje intriguese, të cilën mezi e pres. Do të jetë e vështirë, por kam besim që do t’ia dalim me sukses”, u shpreh Southgate.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency