Featured

Tite injoron Serbinë: Zvicra kundërshtari më i vështirë, ju tregoj pse

Brazili ishte një nga kombëtaret e vazos së parë në shortin e Botërorit Katar 2022. Pesë herë kampionët e botës do të sfidojnë Zvicrën, Serbinë dhe Kamerunin në grupin G.

Një short i pranueshëm për skuadrën Seleçao, teksa trajneri Tite zbuloi edhe kundërshtarin më të fortë në analizën e tij rreth rivalëve në turneun që do të fillojë më 21 nëntor.

Nuk ndodhemi në grupin e ferrit por as në grupin perfekt, çdo kundërshtar ka gjithmonë një nivel të caktuar vështirësie. Zvicra, Serbia dhe Kameruani janë rivalë që duhen përballuar me shumë respekt dhe përqendrim.

Të kemi kujdes ndaj Zvicrës, kam parë dy ndeshjet e tyre ndaj Italisë, ia dolën të merrnin dy barazime ndaj kampionëve të Europës. Duhet të shprehemi në nivelin tonë më të larta për të avancuar përpara në turne”, deklaroi trajneri i Brazilit.

Ky i fundit deklaroi kohë më parë se do të largohet nga stoli i kombëtares latine pas Katar 2022. 60-vjeçari drejton Brazilin prej vitit 2016 dhe në vitin 2019 fitoi Kupën e Amerikës.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


on

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency