Keqardhja e trajnerit të Ukrainës: S’më regjistrojnë në ushtri, disa armiq do i eliminoja…
Oleksandr Petrakov zëvendësoi verën e kaluar Andriy Shevchenkon në pankinën e Ukrainës. 64-vjeçari nga Kievi ka dhënë një rrëfim emocionues për The Guardian, ay ku tregon se vendosi t’i bashkohej ushtrisë ukrainase në luftën kundër pushtimit rus, por nuk e lejuan për shkak të moshës.
“Është e vërtetë që doja të luftoja për të mbrojtur vendin tim. Jam 64 vjeç, mund t’i eliminoja pa problem 2-3 armiq… Më këshilluan të shkoja në pjesën perëndimore të Ukrainës, mund të ikja jashtë vendit nëse doja, por unë nuk pranova.
Kam lindur në Kiev dhe këtu do të vdes, nuk mund ta braktis qytetin tim. Shumë njerëz duhet të qëndrojnë për të mbrojtur atdheun, kështu që unë nuk mund të largohem. Nëse nevojitet, unë do të marr një armë dhe do të luftoj për të mbrojtur Ukrainën.
Gruaja ime nuk i duron dot më bombardimet dhe shpërthimet. Unë jam gati të luftoj, dua të luftoj, por nuk më lejojnë për shkak të moshës”, deklaroi trajneri i kombëtares ukrainase.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



