Kategoria Superiore

Shehi: Nuk kemi pse bëjmë shkencë, argëtimi kërkon orarin e duhur!

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport pas barazimit 0-0 ndaj Kukësit. Tekniku i bardhebluve thekson se skuadra tashmë me diferencën që ka krijuar nuk k apse të bëjë shkencë në ndeshjet e mbetura, por duhet të tregohet e matur për të marrë rezultatet e duhura. Ndërkaq, shtoi se për të bërë argëtim dhe lojë të bukur, kërkohet orar dhe fushë e përshtatshme.

I kënaqur me barazimin? “Ishim me një rreshtim ndryshe edhe prej dëmtimit të Xhixhës, disa episode i patëm. Nuk mund të luash gjithnjë në sulm apo në ritëm, ka të bëjë edhe orari e ambienti. E interpretuam mirë”.

Tirana më pak e rrezikshme pa Xhixhën? “Xhixha dhe Devid kanë karakteristika të ndryshme, por nuk mund të rrezikojmë lojtarët se ishte dy ditë pa stërvitje dhe më pas e futëm në fushë. Në këtë modul Xhixha është i qartë.

Kundërshtari luante me 4-2-3-1 dhe në mesfushë kishin shumë lojtarë aty, por edhe për efekt të fushës nuk kërkojmë të rreezikojmë e duam të luajmë në qendër. Në disa raste Totre dhe Limaj shkëmbyen pozicione dhe më pas kundërshtari kishte shumë forca në mesfushë dhe u bë e vështirë”.

Tirana me frena dore dhe sërish merr pikë, si është motivimi i skuadrës? “Motivimi është i rëndësishëm dhe në këtë distancë lufta është me veten. Motivimi nuk ka munguar, në 9 ndeshjet e mbetura nuk kemi pse të bëjmë shkencë. Do të jemi në ekulibër dhe që kundërshtari të mos na rrezikoj”.

Tirana bëhet faktor edhe për skuadrat që bien nga kategoria dhe për ato që shkojnë në Europë, si do jetë sjellja e skuadrës? “Janë 27 pikë në lojë dhe matematikisht nuk e kemi siguruar titullin. Kur ta sigurojmë do të fusim edhe element të rinj, ne duhet të jemi të fokusuar vetëm te vetja jonë”.

Po një lojë më argëtuese? “Argëtimi do orar dhe fusha të përshtatshme, kishim shumë kohë që nuk luanin në 13:45. Disa lojtarë janë edhe me agjërim. Edhe duke luajtur në fusha asnjëanëse me kundërshtarët që nuk i kanë fushat gati, nuk motivohen tifozët. Do të preferoja stadiumin plot edhe në fushë kundërshtare”, u shpreh Shehi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency