Premier League

Chelsea befasohet në shtëpi, Tuchel shpjegon humbjen e thellë ndaj Brentford

Chelsea mori një goditje të rëndë brenda në “Stamford Bridge”, ku u mposht me rezultatin e thellë 1-4 nga Brentford, në një ndeshje ku vendasit vuajtën veçanërisht në intervalin mes minutës së 50’ dhe 60’, duke pësuar tre nga katër golat.

Këtë e pranon edhe trajneri gjerman Thomas Tuchel, që thekson se për 10 minuta skuadra pësoi një “black-out” total, teksa më pas pati mundësinë e reagimit, por erdhi edhe goli i katërt, që vulosi fatin e ndeshjes.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, por ia dolëm të kalonim në avantazh dhe nuk e prisja kurrsesi këtë humbje. Për 10 minuta skuadra ndaloi së luajturi dhe së mbrojturi, duke pësuar plot 3 gola, që na e komplikuan punën. Më pas reaguam dhe mund të kishim shënuar 3-4 gola deri në minutën e 701’, pro nuk ia dolëm. Goli i katërt i tyre mbylli llogaritë. Mendoj se ishte një incident që duhet ta harrojmë sa më shpejt dhe të mendojmë për sfidën e radhës”, deklaroi Tuchel.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency