VIDEO/ Embolo nuk mjafton për M’Gladbach, Augsburg i largohet zonës së ftohtë
M’Gladbach ngeci në një barazim 1-1 në shtëpi përballë Mainz. Vendasit vinin nga dy fitore radhazi dhe e nisën më mirë ndeshjen. Zvicerani Breel Embolo finalizoi një aksion të bukur të ekipit të tij pas gjysmë ore lojë.

Pushimi i bëri mirë miqve, të cilët rregulluan shënjestrën dhe evituan humbjen falë golit të austriakut Karim Onisiwo, i cili tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 73’ me një diagonale të saktë.
Dy ekipet ndodhen në mesin e artë të tabelës. Më herët, Augsburgu mposhti 3-0 Wolfsburgun. Tre pikë jetike për objektivin mbijetesë për skuadrën bavareze, që ia siguroi një fitore të pastër përballë një rivali direkt.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



