Premier League

Conte: Ky është Tottenhami që dua, Kane i tregova pse isha mërzitur

Tottenham arriti sot fitoren e tretë radhazi në Premier League. Ekipi i Antonio Contes mposhti 5-1 Newcastle, duke iu bashkuar Arsenalit në vendin e dytë me 54 pikë, por “Topçinjtë” kanë luajtur dy ndeshje më pak.

Trajneri italian vlerësoi lojtarët e tij dhe u ndal tek Harry Kane e objektivi Champions. “Po krijojmë shumë dhe po shënojmë shumë. Më pëlqen ta shoh skuadrën duke luajtur në këtë mënyrë.

Të premten humbëm shërbimet e Reguilon për shkak dëmtimi në gju, por e zgjidhëm situatën duke aktivizuar Doherty në të majtë dhe Emerson në të djathtë. Kjo tregon që bëhet një punë e madhe taktike dhe fizike.

Champions? Kemi tetë ndeshje, tetë finale, për të provuar të marrim pikë në çdo ndeshje për të vazhduar të ëndërrojmë për të përfunduar në katërshen e parë.

Kane? Më pëlqen shumë Harry si person, jo vetëm si futbollist. Ai është një sulmues i nivelit botëror. Çfarë biseduam? I thashë që isha i zhgënjyer vetëm për një gjë: që ai nuk shënoi, pasi luajti një ndeshje fantastike”, deklaroi trajneri i skuadrës londineze.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency