Angli

Realin, Barçën apo Manchester Cityn, cilin do zgjedhë Haaland në fund të prillit?

Real Madridin, Barcelonën apo Manchester Cityn? Erling Haaland është duke shqyrtuar me kujdes ofertat për të bërë një zgjedhje se ku dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij.

Ende nuk është marrë një vendim, pasi sulmuesi i Borussia Dortmund ka kohë që të zgjedhë me kujdes se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës.

Gara për norvegjezin tani duket se është reduktuar në tre skuadra, me një të ardhme që pritet të jetë me shumë mundësi në Spanjë, por pa hedhur poshtë mundësinë e një kalimi në Premier League.

Megjithatë nëse Robert Lewandowski do të largohet nga Bayern Munich, atëherë edhe kampionët e Gjermanisë do të bëheshin seriozisht pjesë e garës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency