Djali i Beckham i jep fund beqarisë me aktoren miliardere, zbulohen detajet e ceremonisë
Brooklyn Beckham, djali i madh i David dhe Victoria Beckham, do t’i japë fund beqarisë të shtunën e 9 prillit, kur edhe do të mbahet ceremonia e martesës me aktoren e njohur Nicole Peltz.
Të dy janë të lidhur që prej 2020-ës dhe kanë 9 muaj që shtyjnë datën e ceremonisë martesore, për shkak të koronavirusit, por më në fund kanë vendosur datën 9 prill për eventin më të rëndësishëm të jetës.
Ceremonia është organizuar nga familja e Nicola Peltz, që përveçse aktore, është edhe trashëgimtarja e parë e një pasurie prej mbi 2 miliardë dollarë të babait të saj, Nelson Peltz.
Burime për mediat rozë amerikane, zbulojnë se ceremonia do të mbahet në Palm Beach, Florida, buzë oqeanit Atlantik dhe përballë ishujve Bahamas, ku familja Peltz ka një vilë madhështore dhe kalon shpesh pushimet.
Gjithashtu zbulohet se në ceremoni do të ndiqen të gjithë ritet hebraike, kusht të cilin Brooklyn Beckham e ka pranuar në respekt të prejardhjes së bashkëshortes së tij, Nicola.










