VIDEO/ Kastrioti fiton pas 10 vitesh në Shkodër, Hasani magjeps “Loro Boriçin”
Vllaznia-Kastrioti 1-0 (Aralica 46’/ Hasani 80′, 87′)
E pabesueshme ajo që ndodhi në “Loro Boriçi”, ku Kastrioti arrin pas 10 vitesh të mposhtë Vllazninë në Shkodër. Një fitore e madhe e arritur me përmbysje nga krutanët, falë Edon Hasanit që i shënoi dy herë skuadrës së vendlindjen, por goli i dytë ishte për kartolinë, nga ata të rrallët në Kategorinë Superiore, duke e bërë të pavlefshëm finalizimin e Aralicas. Me këtë sukses, Kastrioti hedh një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës.
90+4′ – Mbyllet sfida në “Loro Boriçi”, fitore e madhe e Kastriotit falë Edon Hasanit.
90+1′ – Me fat Kastrioti, goditja nga jashtë zonës e Jonuzit kthehet nga shtylla.
87′ – Perlë e Edon Hasanit. Shkodrani i Kastriotit mrekullon me goditjen e tij nga distanca, që shkon ku bashkohet shtylla me traversën. Zogovic s’mund të bëjë asgjë.
80′ – Edon Hasani barazon rezultatin vetëm pak çaste pasi kishte humbur një rast të pastër me kokë. Pas një aksioni të gjatë të krutanëve, godijen e Ramit e devijon me thembër Santiago Selmani, por topi shkon në traversë. Përfiton aty Hasani dhe e shtyn me kokë topin drejt rrjetës, 1-1.
75′ – Goditje e lirë për Kastriotin, që merret përsipër nga Basha, por pret me vështirësi Zogovic.
68′ – Situatë e rrezikshme në zonën e Vllaznisë. Adolf Selmani godet brenda zonës, por topi devijohet nga një futbollist kuqeblu dhe shkon në fundore.
62′ Gjatë zhvillimeve të një këndoreje, topin shkon tek Adili, që synon portën, pot ndërhyn Selmani me këmbë.
50′ – Tjetër mundësi për Aralican, por Sali këtë herë pret në pozicion.
46′ – Nis me gol pjesa e dytë. Vetëm 23 sekonda pas vërshëllimës së gjyqtarit, Ante Aralica shtyn topin drejt rrjetës pas pasimit të Ardit Hoxhajt, 1-0.
45+1′ – Pjesa e parë mbyllet me tentativën nga jashtë zonës të Jonuzi, por pa shënjestrën e duhur.
43′ – Çfarë rasti për Vllazninë! Liridon Latifi kroson në qendër për Ardit Hoxhajn, që godet me kokë, por reagon mrekullisht Sali.
28’ – Kundërsulm i shpejtë i Vllaznisë, me Da Silvën që vonon pasimin dhe më pas provon nga distanca, por pret pa problem Edmir Sali.
2’ – Kastrioti jep kërcënimin e parë, teksa pas një goditjeje dënimi, Kaina i shkon pranë golit, por topi shkon pak mbi kuadrat…
– Starton sfida në “Loro Boriçi”
Trajneri Plori u ka besuar nga minuta e parë të njëjtëve që luajtën ndaj Partizanit në mesjavë në Kupë, ndërsa krutanët vijnë me formacionin më të mirë, me synimin për të mos dalë pa pikë, në një moment kur gara për mbijetesë është bërë mjaft e komplikuar.
Formacionet zyrtare:
Vllaznia (4-2-3-1): Zogoviç; Kruja, Diagne, Adili, Hakaj; Krymi, Jonuzi; Hoxhaj, Da Silva, Latifi; Aralica
Kastrioti (4-3-3): Sali; Neziri, Dida, Selmani, Rami; Karakaçi, Basha, Hasani; Zogaj, Kaina, Kodra



