Kategoria Superiore

Humbja ndaj Kastriotit, tifozët e Vllaznisë shpërthejnë me akuza në rrjetet sociale

As ajo perlë e Edon Hasanit nuk u mjafton tifozëve shkodranë për të pranuar humbjen ndaj Kastriotit në “Loro Boriçi”. Të irrituar për këtë disfatë të papritur, shumë prej tyre kanë shpërthyer me akuza në rrjetet sociale, duke paragjykuar rezultatit si të kurdisur. Reagimet e tyre kanë qenë të ashpra sidomos në faqen e Vllazninë në Facebook.

Ka nga ata që mendojnë se pikërisht përfshirja në pazare ka detyruar Thomas Brdaricin të largohet nga Vllaznia, si i shkarkuar, dikush akuzon presidentin e të tjerë kërkojnë shkarkimin e Elvis Plorit, por çuditërisht e kanë të vështirë të marrin guximin e të pranojmë që në futboll mund të humbë edhe skuadra favorite, sepse në mes është edhe fati dhe guximi për ta kërkuar rezultatin.

Sigurisht, goli i Edon Hasanit ka dhe pjesën e fatit, pasi topi shkoi aty ku nuk do ta kishte arritur portieri më i mirë në botë, për lojtari shkodran guxoi dhe meritonte të merrte edhe duartrokitjet e publikut, që në “Loro Boriçi” nuk kursehen kurrë për kundërshtarët e denjë. E në këtë rast, duhet pranuar, Kastrioti luajti dhe fitoi me shumë dinjitet në “Loro Boriçi”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency