Futboll

Lojtarët U-21 më të shtrenjtë/ Kryeson Haaland, Barça përfaqësohet nga tre emra

Bota e futbollit është duke u riformatuar dhe tashmë vëmendjen kryesore e kanë marrë talentet nën moshën 21-vjeçare. Faqja e njohur e statistikave të futbollit “Transfermarkt” ka nxjerrë 10 lojtarët më të shtrenjtë U-21.

Top 10-shja kryesohet nga ylli i sulmit të Borussia Dortmund, Erling Haaland. Vlera e 21-vjeçarit shkon në 150 milionë euro dhe është një nga futbollistët më të kërkuar të momentit nga gjigantët europinë, përfshirë këtu Barcelonën, Real Madrid, Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Manchester Cityn.

Vendin e dytë e mban sulmuesi brazilian i Real Madrid, Vinicius Junior. Kartoni i 21-vjeçarit vlerësohet 100 milionë euro, ndërsa po ashtu është nën vëzhgim nga shumë klube elitare të Europës, megjithatë për momentin as klubi i “Los Blancos” dhe as vetë lojtari nuk e shohin si mundësi “divorcin”.

Podiumi plotësohet nga mesfushori i Manchester Cityt, Philip Foden. 21-vjeçari anglez është një nga emrat kryesorë të skuadrës së “citizens” dhe aktualisht mesfushori vlerësohet me plot 90 milionë euro.

Skuadra me më shumë lojtarë U-21 në këtë Top 10-she, për nga vlera që kanë, është Barcelona, me tre emra. Pedri, i cili aktualisht është vetëm 19 vjeç mban vendin e katërt dhe vlerësohet me 80 milionë euro, 17-vjeçari Gavi renditet i nënti me një vlerë prej 60 milionë euro dhe së bashku me Pedrin janë ndër lojtarët më në formë të katalanasve. Në fund, edhe pse ka kohë që nuk luan rregullisht për shkak të dëmtimeve, vendin e 10 e mban Ansu Fati, i cili është vetëm 19 vjeç. Trashëgimtari i numrit 10-të të Lionel Messit te Barcelona kushton aktualisht po aq sa Gavi, pra plot 60 milionë euro.

Top 10 lojtarët më të shtrenjtë U-21 janë:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency