Featured

VIDEO/ Partizani hyn në shtëpinë e re, stërvitja në një fushë të mrekullueshme

Partizani më në fund hyn në shtëpinë e re. Skuadra e kuqe është stërvitur këtë mërkurë për herë të parë në fushën e komleksit të ri të ndërtuar në Tufinë, në një terren të mrekullueshëm, që pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në cilësinë e stërvitjes dhe rrjedhimisht edhe në nivelin e lojës dhe rezultat në sfidat zyrtare.

Nga pamjet e publikuara nga klubi kryeqytetas, shihen “demat” që bëjnë “debutimin” stërvitor në kompleksin e ri, që gjithsesi ende nuk është përfunduar. Në javët në vazhdim pritet të instalohen edhe stolat, të bëhet funksional i gjithë sistemi i sigurisë e më pas të zhvillohen edhe ndeshjet zyrtare brenda të të kuqve. I pranishëm në këtë seancë të veçantë stërvitore ishte edhe presidenti i Partizanit, Gazment Demi, i cili mbajti një fjalim të shkurtër para skuadrës.

Stadiumi i ri ka një kapacitet prej 4 mijë vendesh dhe pritet të ketë impakt pozitiv në afrimin e tifozëve dhe rritjen e të ardhurave nga shitja e biletave.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency