Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ Një ndryshim në formacionin më të mirë, rikthehet anësori i Vllaznisë

Në emisionin Analizë Superiore në Supersport, të drejtuar nga Sokol Xhihani dhe me pjesëmarrjen e videonalistit të kombëtares U19, Fation Bardhi është publikuar formacioni më i mirë i Superiores deri në javën e 27.

Në 11-tëshen e më të mirëve, lëvizjet kanë qenë me pikatore dhe vërehet vetëm një ndryshim. Liridon Latifi i Vllaznisë është rikthyer në formacion, ndërsa ka spostuar jashtë tij Redon Xhixhën të Tiranës.

Ndërkohë, në pozicionet e tjera nuk ka ndryshime me Bekaj që konfirmohet mes shtyllave, ndërsa në mbrojtje katërshja Ndreca, Hoxhallari, Najdovski dhe Marku. Në mesfushë, Latifi, Shehu, Gj.Taipi e Basa ndërsa prej kohësh Guindo dhe Seferi kanë hipotetikuar sulmin.

Formacioni më i mirë deri në javën e 27-të:

Formacioni më i mirë deri në javën e 26-të: 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency