Merkato

Man. United “i fiksuar” pas sulmuesit të Benficës, por ka konkurrencë të fortë në Angli

Manchester United po mban në monitorim Darwin Nunez, pasi kanë mbetur mjaft të befasuar nga performanca e lojtarit. “Djajtë e kuq” kanë në plan të nënshkruajnë me një sulmues në merkaton e verës dhe duket se performanca e Nunez ka rrëmbyer vëmendjen e tyre, ndaj 22-vjeçari është kthyer në sulmuesin më të preferuar të anglezëve, të cilin dëshirojnë ta afrojnë atë në ekip sezonin e ardhëm.

Manchester Unitet nuk është ekipi i vetëm që ka patur në fokus Nunez, pasi Manchester City, West Ham, Newcastle, Arsenal dhe Tottenham janë gjithashtu të interesuar për sulmuesin, i cili ka shënuar 28 gola përgjatë dy sezoneve.

Newcastle e ka Nunez në krye të listës së dëshirave dhe do të jetë ndër pretendentet kryesore për të nënshkruar më lojtarin në verë, por nuk do te jetë e lehtë pasi do të përballen me konkurrencën nga Arsenali dhe Tottenhami, të cilët janë të gatshëm për të arritur një marrëveshje me golashënuesin.

Ndërkohë në këtë situatë spektatori i interesuar është klubi i Benficës, që sheh t’i rritet vlera e kartonit të sulmuesit, pasi në verë mund të arkëtojë rreth 75 milionë euro nga shitja e tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency