Premier League

Everton rrezikon rënien, ish sulmuesi dhe tifozët kërkojnë shkarkimin e Lampard

Aventura e Franck Lampard në pankinën e Everton është drejt fundit, pasi rezultate kanë qenë shumë larg pritshmërive dhe tashmë “Toffees” rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria.

Tekniku londinez mori drejtimin e ekipit nga Liverpooli në fund të muajit janar, megjithatë në 9 ndeshje në kampionat, ka marrë vetëm 6 pikë, pasi skuadra ka regjistruar dy fitore dhe plot 7 humbje, më të fundit mbrëmjen e djeshme në transfertën ndaj Burnleyt.

Aktualisht Everton mban vendin e 17 me 25 pikë, një më tepër se Burnley që plotëson zonën e rënies, megjithatë tashmë askush nuk beson më te Lampard dhe ish sulmuesi, Victor Anichebe ka dalë hapur, duke kërkuar shkarkimin e trajnerit.

“Skuadra është e keqe dhe jam plotësisht dakord, por edhe Lampard nuk po bën mirë. Ndaj mendoj se është koha e duhur që ai të shkarkohet, pasi më vonë do të jetë e pamundur që të luftohet më për mbijetesën”, u shpreh ish sulmuesi i “toffees”.

Ndërkohë edhe tifozët e Everton nuk e kanë fshehur zhgënjimin në rrjetet sociale dhe madje kanë nisur të kërkojnë rikthimin e Sam Allardyce në pankinë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency