FIFA bën gati 16 milionë dollarë, fondi shpërndahet te futbollistët që nuk paguhen nga klubet
Në disa raste, klubet nuk arrijnë të përmbushin detyrimet financiare ndaj futbollistëve duke mos i paguar ata ashtu siç parashikohet në kontratën mes palëve.
Mund të ketë ndodhur që klubi të ketë falimentuar dhe në këtë formë, FIFA ka menduar që lojtarët të mos mbeten duarbosh në një çështje e cila nuk ka të bëjë me ta dhe nuk ka përse të ndikojë ekonomikisht në “xhepat” e tyre.
Ndaj, së fundmi FIFA ka gati një fond prej 16 milionë dollar, i cili do të vendoset në dispozicion pikërisht për lojtarët e mbetur në udhëkryq dhe të papaguar nga klubet respektive. Pritet që rreth 140 futbollistë të përfitojnë nga kjo nismë e FIFA-s, ndërsa kjo “krijesë” e FIFA është tashmë ekzistenciale prej vitit 2020.



