Merkato

Sirena turke për Luis Suarez, agjenti nis bisedimet me dy klubet e njohura

Luis Suarez po luan sezonin e dytë me dhe, më shumë mundësi, të fundit me Atletico Madrid. Fundi i sezonit sjell edhe fundin e kontratës së sulmuesit uruguaian me kampionët në fuqi të Spanjës.

35-vjeçari ka humbur postin e titullarit, me Diego Simeonen që po preferon dyshen Joao Felix-Griezmann. Rinovimi është larg dhe agjentët e Suarez kanë filluar bisedimet me dy klube turke.

Iberikja AS raporton se përfaqësues të “El Pistolero”-s po mësojnë rreth projekteve të Fenerbahce dhe Besiktas, si dhe ofertat ekonomike për të bindur goleadorin e njohur të transferohet në futbollin turk.

Sulmuesi latin pëlqehet edhe nga Aston Villa, me Steven Gerrard që kërkon t’i besojë majën e sulmit, por Suarez ka kohë për të vendosur rreth së ardhmes së tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency