Evertoni në krizë rezultatesh, Lampard “injoron” zërat që kërkojnë shkarkimin
Me 7 humbje dhe vetëm dy fitore, aventura e Franck Lampard si trajner i Everton nuk po shkon aspak mirë dhe klubi nga Liverpool rrezikon seriozisht rënien nga Premier League.
Së fundi zërat për një shkarkim të mundshëm të Lampard janë shtuar ndjeshëm dhe atyre u janë bashkuar edhe ish futbollistë të Everton si sulmuesi Anichebe, por tekniku londinez as që ka ndërmend të tërhiqet.
“Presioni për trajnerët është shumë i madh këtu në Premier League. Kam qëndruar 18 muaj te Chelsea, duke lexuar lajme për shkarkim çdo dy javë, ndaj e njoh mirë çështjen e spekulimeve. Unë e di se jam në një klub të madh, ku ritshmëritë janë të shumta, ndaj shoh përpara dhe po vazhdoj punën për të përgatitur ndeshjen e radhës”, deklaroi Lampard



