Ideja gjeniale e “wags”-ave të Anglisë, emocion dhe dëfrim gjatë Botërorit
Bashkëshortet e futbollistëve të përfaqësueses së Anglisë dhe familjet e tyre po mendojnë të qëndrojnë në një anije turistike gjatë Kupës së Botës “Katar 2020”, që do të zhvillohet në nëntor-dhjetor të këtij viti. Në këtë mënyrë ata duan të shmangin të ashtuquajturën “ethet e kabinës”, një gjendje shpirtërore që mund të zhvillohet kur një person është i mbyllur në shtëpinë e tij dhe i paaftë të ketë ndërveprim shoqëror. Mund të përfshijë ndjenja shqetësimi, nervozizmi ose vetmie. Këto ndjenja mund të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës së një personi. Gjithashtu, duan të ketë më shumë privatësi.
Siç zbuloi “Sportsmail” muajin e kaluar, disa nga familjet e lojtarëve kanë bërë rezervime në një anije luksoze që do të ankorohet në brigjet e Dohas, pasi nuk kanë mbetur të impresionuar nga akomodimi që ofrohet në qytet.
Megjithatë, të tjerët nuk janë të bindur nga plani dhe janë ende në kërkim të hoteleve dhe apartamenteve.
Një nga anijet që u është ofruar familjeve të lojtarëve është një miniqytet lundrues, që mund të strehojë disa mijëra pasagjerë, por edhe në këtë rast ekziston frika për mungesën e privatësisë, pasi paparacët mund të bëjnë rezervime në bord. Ata gjithashtu mund të bëhen viktimë e dronëve që mund të fluturojnë lehtësisht mbi anije.





