Futboll

VIDEO/ Shpërthim “alla Maicon”, shqiptari i Interit protagonist në fitoren me “poker”

Inter U19 fitoi 0-4 përballë Pescara U19, ekip që renditet në vend të fundit. Suksesi me “poker” ka ngjitur zikaltrit e vendit të dytë në kuotën e 49 pikëve, tre më pak se Roma kryesuese që ka luajtur një ndeshje më pak.

Djemtë e Christian Chivu shënuan dy herë në pjesën e parë me anë të polakut Jan Zuberek, teksa në fraksionin e dytë u shfaq protagonist edhe Kristian Dervishi, anësori i djathtë i Shqipërisë U19 (8 ndeshje me kuqezinjtë e Cungut).

18-vjeçari i lindur në Itali, bëri gjithçka bukur në minutën e 77-të, rikuperoi një top, u nis furishëm drejt portës kundërshtare dhe dhuroi një asist për Fabio Abiuso, i cili dërgoi lehtësisht topin në rrjetë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency