VIDEO/ Bytyqi i pandalshëm, Paqarada njeriu asist. Shënon edhe mbrojtësi i Kosovës
E shtunë pozitive për tre lojtarë dardanë. Zymer Bytyqi ka shënuar gol për Konyaspor në elitën e futbollit turk. Skuadra ku aktivizohen edhe Sokol Cikalleshi e Endri Çekiçi – të dy titullarë – ka kaluar në avantazh përballë Rizespor në minutën e 26-të.
25-vjeçari i lindur në Belgjikë, i cili numëron 10 ndeshje me Kosovën, gjeti golin në ndeshjen e tretë radhazi dhe të gjashtin sezonal në Turqi, teksa numëron edhe gjashtë asiste. Rizespor shënoi golin e barazimit në fundin e pjesës së parë.
Protagonist edhe Leart Paqarada në Bundesliga 2. 27-vjeçari dardan dhuroi asistin e golit të St Paulit në barazimin 1-1 në shtëpi përballë Ëerder Bremen. Paqarada hodhi një top në zonë në fundin e pjesës së parë, të cilin e ktheu në gol ganezi Daniel-Kofi Kyereh.
Gjithsesi, ekipi mik gjeti golin e barazimit në pjesën e dytë. I sotmi ishte asisti numër dhjetë i Paqaradës, i cili numëron edhe dy gola me St Pauli, që renditet në vend të tretë dhe po lufton për t’u ngjitur në Bundesliga.
Festë edhe për Edvin Kurtulus në Suedi. Qendërmbrojtësi i Hammarby dhe i Kosovës (10 ndeshje me dardanët), ekip ku luan edhe Astrit Selmani shënoi golin e dytë të ekipit të tij në transfertën ndaj Sundsvall. Hammarby e ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-4.



