Klasifikimi/ Ballkani i Dajës “marshon” drejt titullit, Gjilani shënon pesë në shtëpi
Ballkani ka marrë një tjetër trepikësh me shumë vlera për llogarinë e kampionatit teksa mposhti në transfertë me rezultatin 0-1, Dukagjinin. Goli vendimtar për skuadrën e drejtuar nga ana e trajnerit Ilir Daja erdhi në pjesën e dytë, në minutën e 63 nga ana e Korenicës në minutën e 83.
Pas kësaj fitoreje, Ballkani ruan vendin e parë me 60 pikë, ndërsa Dukagjini mbetet në vendin e tetë me 30 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Gjilani fitoi thellë me rezultatin 5-0 në shtëpi ndaj Drenicës. Serinë e golave për vendasit e hapi ish-lojtari i Tiranës, Agustin Torassa, ndërsa në pjesën e parë Gjilani shënoi sërish me Razak.
Në të dytën, vendasit nuk e hoqën këmbën nga gazi, ndërsa llogaritë i mbylli një tjetër ish-i Superiores, Gerhard Progni. Pas kësaj sfide, Gjilani është në vendin e dytë me 52 pikë, ndërsa Drenica mban vendin e gjashtë me 35 pikë.




