Featured

VIDEO/ Muriqi ndëshkon Atleticon e Madridit dhe nxjerr Mallorcën nga zona e rënies

Vedat Muriqi gjen sërish golin ne kampionatin spanjoll, këtë herë përballë gjigantëve të Atleticos së Mdridit, duke i dhënë një 3-pikësh me mjaft vlera Mallorcës së tij, që del përkohësisht nga zona e rënies.

Sulmuesi i Kosovës luajti titullar ndaj “Los Colchoneros” dhe ekzekutoi në mënyrë të saktë një penallti në minutën e 68’, duke vulosur suksesin minimal 1-0 për Mallorcën, që ngjitet në kuotën e 29 pikëve, në vendin e 17 të renditjes.

Nga ana tjetër Atletico e Simeones ndal serinë prej disa fitoresh radhazi në kampionat dhe komplikon jo pak ruajtjen e zonës Champions të renditjes, pasi tashmë Betis është shumë pranë, vetëm një pikë mbrapa.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency