Ligue 1

Ronaldinho: Për Messin ka rëndësi vetëm një gjë, Neymar fenomen

Ronaldinho ka një debulesë për Leo Messin. Legjenda braziliane është ndalur te ylli argjentinas në prononcimin e dhënë për Mundo Deportivo, aty ku flet rreth aventurës së “pleshtit” të PSG.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk po shkëlqen në sezonin e parë me skuadrën franceze, por Dinho thekson se rëndësi ka që Messi të ndihet i lumtur.

Kemi biseduar së bashku, u takuam në Paris. Kjo është jeta, por gjëja më e rëndësishme është ta shoh të lumtur”, deklaroi ish-lojtari i Barcelonës, Milanit dhe PSG-së, teksa nuk mungoi një koment për Neymar.

Ai është fenomen, Neymar është idhulli më i madh i popullit brazilian. Nëse do të filloj do të flas për të, do të them vetëm gjëra të mira”.

Nuk mungon as një koment për Ansu Fati, një nga talentet e shumtë të Barcelonës: “Ai nisi të shkruajë historinë e tij, uroj të vazhdojë të bëjë gjëra të bukura në fushë”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency