Legjionarët

Optimizëm te Atalanta para ndeshjes së Europa League, rikthehet Gjimshiti

Berat Gjimshiti nuk ka qenë pjesë e Atalantës në dy ndeshjet e fundit teksa pësoi një dëmtim në sfidën e kampionatit ndaj Napolit më datë 3 prill. Mbrojtësi i bergamaskëve pati probleme me shpatullën, por për fat të mirë shmangu ndërhyrjen kirurgjikale e cila do ta mbante gjatë larg fushës së blertë.

Tashmë, Gjimshiti ka “hedhur pas krahëve” telashet dhe pritet të rikthehet në dispozicion të trajnerit Gian Piero Gasperini për ndeshjen e kthimit në çerekfinalen e Europa League, ndaj Leipzig.

Në sfidën e parë ndaj gjermanëve, italianët nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, megjithatë në shtëpi do të kërkojnë të marrin maksimumin për të prerë biletën e gjysmëfinales. Ndërkohë që do të kenë të gatshëm edhe një nga futbollistët më të rëndësishëm të organikës, si Berat Gjimshiti.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency