Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ Vendosi ndeshjen ndaj Dinamos, Kastrioti ka “heroin e ri”

Kastrioti hodhi një tjetër hap të rëndësishëm drejt sigurimit të mbijetesës në Superiore, pasi ia doli të fitojë ndeshjen direkte ndaj Dinamos me rezultatin minimal 0-1 dhe tashmë e sheh veten në vendin e 6 me 34 pikë.

Vendimtar për krutanët ishte padyshim mbrojtësi Adolf Selmani, që këtë herë jo vetëm bëri në mënyrë perfekte detyrat në repartin e prapavijës, por shënoi edhe golin me vlerë 3-pikëshe.

Mbrojtësi i Shqipërisë U21 ishte gjithmonë aty për të mbyllur hapësirat për kundërshtarët, por edhe për të organizuar nga poshtë aksionet sulmuese të të tijve, teksa tregoi një saktësi 98% në pasime, duke gabuar vetëm dy nga 30 të tentuara.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency