Futboll

Blatter e Platini do të gjykohen për mashtrim në Zvicër

Joseph Blatter dhe Michel Platini do të gjykohen nga 8 deri më 22 qershor në Zvicër për mashtrim. Kështu ka bërë të ditur gjykata penale zvicerane e Bellinzonës. Ish-presidenti i FIFA-s dhe ish-numri 1 i UEFA-s do të duhet të përgjigjen për akuzën e pagesës së paligjshme që FIFA i ka bërë Platinisë (1.8 milionë euro), duke kompromentuar asetet e federatës dhe duke pasuruar në mënyrë të paligjshme ish-futbollistin e Juventusit dhe kombëtares franceze.

Prokurori Publik i Konfederatës Helvetike e kishte akuzuar Blatterin për krimin e mashtrimit, për përvetësim, keqadministrim dhe falsifikim të dokumenteve. Michel Platini akuzohet për mashtrim, bashkëpunim në përvetësim në veçanërisht në formën e bashkëpunimit, si dhe falsifikim dokumentesh. Mashtrimi i thjeshtë dënohet nga ligji zviceran deri në pesë vjet burgim ose gjobë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency