Conference League

VIDEO/ Publikohen pamjet e sherrit mes trajnerit të Bodo/Glimt dhe ndihmësit të Mourinhos

UEFA ka vendosur të pezullojë si trajnerin e Bodo/Glimt, Knutsen, ashtu edhe ndihmësin e Mourinhos, Nuno Santos, të cilën u përfshinë në një sherr me njëri-tjetrin në tunelin drejt dhomave të zhveshjes, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së kaluar në Norvegji.

Të dy palët akuzuan njëra-tjetrën për sulmin, megjithatë UEFA ka nisur të analizojë të gjithë pamjet filmike dhe dëshmitë e delegatëve, për të gjetur cili ka qenë nismëtari i sherrit, që pritet të përballet me një dënim edhe më të ashpër.

Së fundi mediat e huaja kanë arritur të gjejnë një video të filmuar nga jashtë derës prej xhami, në hyrje të tunelit, ku duket që Knutsen dhe Nuno Santos goditen me njëri-tjetrin, por nuk dallohet qartë se si ka nisur sherri mes tyre.

Gjithsesi vlen të theksohet se për ndeshjen e kthimit nesër në “Olimpico”, as Knutsen dhe as Nuno Santos nuk do të jenë në pankinat përkatëse, pas pezullimit nga UEFA.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency