Kupa e Shqipërisë

Gurishta: E nisëm keq, por reaguam mirë; Mala: Besojmë te kualifikimi

Erdenis Gurishta dhe Esat Mala u ndalën para mikrofonit të DigitAlb, për të komentuar pjesën e parë të sfidës Vllaznia-Partizani, teksa që të dy u shprehën optimistë për kualifikimin në finale të Kupës së Shqipërisë.

“E kishim përgatitur ndryshe, por ai goli i shpejtë na prishi pak punë. Gjithsesi gjetëm forcat për të barazuar dhe besoj që duhet të vazhdojmë kështu për të arritur finalen”, u shpreh kapiteni i shkodranëve, Erdenis Gurishta.

“E nisëm shumë mirë dhe duhej të kishim shënuar edhe golin e dytë, por ishim të pafat. Më pas dihej që Vllaznia do hidhej në sulm. Duhet të vazhdojmë kështu, të luajmë me kujdes dhe të shfrytëzojmë rastet”, deklaroi Esat Mala.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency