FOTO/ Me maska të trajnerit dhe thumbime ndaj Mourinhos, tifozët e Bodo/Glimt pushtojnë Romën
Roma-Bodo/Glimt është një nga duelet më interesante të mbrëmjes në Conference League. Ekipi i Jose Mourinhos pret kampionët e Norvegjisë në “Olimpico” (21:00), sfidë që do të transmetohet në Supersport 4.
Në lojë është një biletë për në gjysmëfinale, me Romën që ka humbur 2-1 në transfertë. Ky është dueli i katërt sezonal mes këtyre dy skuadrave në Conference League. Bodo/Glimt fitoi 6-1 takimin e parë, ndërsa dueli i kthimit përfundoi në barazim 2-2.
Polemikat nuk kanë munguar, teksa pas çerekfinales së parë, që u mbyll 2-1 për Bodo/Glimt, plasi një sherr mes stafeve teknike. Trajneri i skuadrës skandinave, Kjetil Knutsen është pezulluar për takimin e sotëm.

Gjithsesi, ultrasit e Bodo/Glimt kanë bërë një gjetje të bukur, duke mbajtur të gjithë maskat e trajnerit të ekipit të tyre të zemrës. Ndërkohë, të tjerë tifozë norvegjezë kanë dalë rrugëve të kryeqytetit italian me fanella ku dallohet shkrimi Mourinho dhe numri 61, ironi në lidhje me fitoren tenistike të nëntorit të kaluar.
Stadiumi “Olimpico” do të jetë i tejmbushur, të gjithë biletat janë shitur dhe Marash Kumbulla me shokë do të tentojnë hakmarrjen dhe përmbysjen e madhe, me objektivin për të mbërritur në finalen e 25 majit, që do të zhvillohet në “Air Albania” të Tiranës.
- ROME, ITALY – NOVEMBER 04: Supporters FK Bodo/Glimt show a banner 6-1 before the UEFA Europa Conference League group C match between AS Roma and FK Bodo/Glimt at on November 04, 2021 in Rome, Italy. (Photo by Silvia Lore/Getty Images)













