FA Cup

VIDEO/ Spektakël në “Wembley”, Liverpool luan vetëm një pjesë dhe kalon në finale

Spektakël, raste, gabime dhe plot 5 gola në gjysmëfinalen e FA Cup mes Manchester Cityt e Liverpoolit në “Wembley”, me “the reds” që ia dalin të triumfojnë me shifrat 2-3 dhe të kalojnë në finale, duke mbajtur gjallë shpresat për të fituar të katër trofetë e mundshëm këtë sezon.

Ibrahima Konate hapi serinë e golave për “the reds”, që më pas shënuan edhe dy herë të tjera me anë të Sadio Mane, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin e tre golave dhe me një këmbë në finale.

Megjithatë “citizens” nuk mund të dorëzoheshin kurrsesi dhe Jack Grealish shënon menjëherë pas startit të pjesës së dytë, ndërsa në minutën e 90’ është Bernardo Silva që hap ndeshjen, por pa rezultat.

Shtesa ishte vërtetë emocionuese, me Manchester City-n që flirtoi dy herë me golin e barazimit, ndërsa në krahun tjetër Salah e Firmino humbën mundësinë e golit të katërt. Vërshëllima finale la në fuqi rezultatin 2-3, me Liverpoolin që kalon në finale, ku do të përballet me fituesen e çiftit Chelsea-Crystal Palace.

 

Manchester City-Liverpool  2-3   Grealish 47′, B. Silva 90’/ Konate 9′, Mane 17′, 45′

 

90’ – Gooool. Sulm i shpejtë i “Citizenz”, me Mahrez që provon goditjen, por pret Alisson. Gjithsesi topi shkon te Bernardo Silva, që e dërgon në rrjetë, duke bërë më emocionuese minutat e fundit.

72’ – Reagon menjëherë Liverpool me Mohamed Salah që shfrytëzon një kthim të gabuar të Zinchenkos, por gjen vetëm rrjetën e jashtme.

70’ – Gabriel Jesus niset i vetëm përballë Alisson, por ky i fundit bën një pritje fantastike, duke mos lejuar rihapjen e ndeshjes.

47’ – Gooool. Man. City provon të rihapë ndeshjen, duke e nisur pjesën e dytë menjëherë me gol dhe është Jack Grealish që dërgon topin në rrjetë.

45’ – Gooool. Sadio Mane mposht sërish portierin Steffens, duke kompletuar dopietën personale dhe tripletën e “the reds” në pjesën e parë. Një goditje perfekte e sulmuesit senegalez, vulos gjysmëfinalen që në pjesën e parë.

17 – Gooool. Sadio Mane dyfishon shifrat për Liverpool. Gafë e rëndë e portierit amerikan Steffens, që mban shumë gjatë topin në këmbët e tij, teksa Mane shkon me shpejtësi dhe e shtyn në rrjetë.

9’ – Gooooool. Liverpool kalon në avantazh. Pas një krosimi nga këndi, Ibrahima Konate kërcen mbi të gjithë dhe dërgon topin në rrjetë, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Steffen.

– Starton sfida në “Wembley”…

Formacionet zyrtare:

Vërshëllima e fillimit të shtunën në orën 16:30 me super-sfidën elitare futbollit global që do të transmetohet drejtpërsëdrejti në SuperSport. Natyrshëm që të gjithë të pasionuarit e futbollit në botë falënderojnë për një tjetër sfidë shkëndijash, dhe presin me entuziazëm të shijojnë një tjetër sfidë të jashtëzakonshme me spektaklin 2-2 mes dy skuadrave në “Etihad”, që justifikoi pritshmëritë, ku Manchester City kaloi dy herë në avantazh, fillimisht me De Bruyne dhe pastaj me Gabriel Jesus, por më pas u rikuperua nga Diogo Jota në pjesën e parë dhe Mane në fillimin e të dytës.

Një barazim që e la ta pandryshuar distancën në krye të Premier League, ku Guardiola udhëheq kampionatin me me 74 pikë, ndërsa Klopp e ndjek me 73. 7 javë nga fundi është një garë mes tyre, duke marrë në konsideratë që Chelsea është shkëputur 12 pikë nga kreu.

Por Premier League nuk është i vetmi objektiv i të dy skuadrave. Tifozët e tyre ëndërrojnë dhe Champions League dhe sigurisht edhe kompeticioni më i vjetër futbollistik FA CUP.

Citizens këtu kanë fituar kundër Swindon Yoën, Fulham, Peterborough dhe Southampton, “The Reds” kanë mposhtur Shrewsbury, Cardiff, Norwich dhe Nottingham Forest. Kjo e së shtunës do të jetë sfida e tretë sezonale mes dy skuadrave pas barazimit 2-2 në Premier League.

Liverpul nuk ka gjetur suksesin kundër bluve në 5 takimet e fundit. Janë vetëm 3 precedentët e tyre në FA CUP, kompeticion ku gjithmonë kanë fituar të kuqtë, (4-0 në 1988, 4-2 në 2001 dhe 1-0 në 2003).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency