Futboll

Oferta për Haaland, ja sa është i gatshëm të paguajë Manchester City

Manchester City nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Erling Haaland, ndërsa tashmë ka bërë dhe ofertë për sulmuesin e Borussia Dortmund. Mediet britanike raportojnë se City është i gatshëm të paguajë 63 milionë paund për të blerë kartonin e norvegjezit.

Klubi anglez dëshiron shumë që ta ketë pjesë të skuadrës 21-vjeçari dhe për këtë arsye vetë Pep Guardiola ka kontaktuar sulmuesin që ta bindë atë. Trajneri i Manchester City-t ka një pëlqim të madh për mënyrën se si luan norvegjezi dhe për këtë gjë nuk pranon të heqë dorë lehtë.

Megjithatë finalizimi i këtij operacioni ka për të qenë i vështirë duke ditur se në garë për Haaland është edhe Real Madrid, Barcelona dhe Paris Saint-Germain, nëse do të largohet Kylian Mbappe, por duke ditur edhe faktin se norvegjezi vetë dëshiron të zgjedhë projektin që e bind më shumë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency