Merkato

“Maldini akord me lojtarin e Kosovës”, SM: Spekulime, objektivi është një tjetër

Një anësor i djathtë është një nga objektivat e Milanit në merkaton e verës. Alessandro Florenzi ka mbyllur sezonin si pasojë e një dëmtimi, teksa Davide Calabria nuk mjafton.

Gazetari dardan, Arlind Sadiku shkruan në Twitter se 27-vjeçari i Torinos, klub me të cilin ka kontratë deri në 2024, është takuar me Paolo Maldinin, drejtorin teknik të kuqezinjve.

Legjenda e Milanit ka arritur akordin me lojtarin dardan (45 ndeshje dhe 2 gola me Kosovën) dhe së shpejti pritet t’i paraqesë një ofertë zyrtare klubit të Torinos.

Vojvoda është pjesë e ekipit granata prej shtatorit të vitit 2020, duke u rikthyer në një titullar fiks tek ekipi i kroatit Ivan Juric.

Gjithsesi, SempreMilan.it shkruan se zërat e akordit të Vojvodës me Milanin janë akoma të paqarta, pasi klubi i famshëm italian preferon blerjen e plotë të Florenzit nga Roma.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency