La Liga

Elozhe kolegësh, Arteta: Barcelonë e transformuar, Xavi ka një meritë të madhe

Eliminimi nga Eintracht Frankfurt në çerekfinalet e Europa League befasoi Barcelonën dhe Xavin, por puna e trajnerit deri tani ka qenë shumë e mirë.

41-vjeçari u emërua trajner i skuadrës së zemrës në nëntorin e kaluar, dhe në një kohë të shkurtër ka rikthyer Barcelonën te loja e bukur dhe rezultatet pozitive.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thurur elozhe për homologun e tij në prononcimin e fundit, duke vlerësuar atë që Xavi po bën në “Camp Nou”.

Xavi e njeh shumë mirë klubin dhe ambientin. Ai mori drejtimin e Barcelonës në një moment shumë të vështirë dhe mendoj se po sjell stabilitet të madh.

Atij i është dhënë edhe mbështetja e duhur, disa lojtarë të mëdhenj kanë mbërritur në ekip, afrime për të cilat kishte nevojë.

Xavi po zhvillon një punë të shkëlqyer deri në këto momente”, deklaroi trajneri spanjoll i Arsenalit, ekip të cilin e drejton prej dhjetorit të vitit 2019.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency