Hoxhallari paralajmëron largimin: Kontrata më mbaron në maj
Lojtari i ndeshjes Egnatia-Tirana dhe njëkohësisht autori një prej golave të “bardhebluve” në fitoren 0-3, Erjon Hoxhallari zbuloi sot se në rast të një oferte nga jashtë do largohet.
Duke folur për emisionin “Gol pa Goli”, kapiteni i kryeqytetasve shtoi se kontrata e tij është drejt përfundimit, ndaj do i studiojë mirë mundësitë që ka për të ardhmen.
Kontrata, drejt përfundimit: “Është e vërtetë që mbaron në fund të majit.”
Objektivi: “Objektivi im është titulli kampion me Tiranën, pastaj kontratën do e diskutoj me Presidentin.”
Pse kaq vonë goli? “Nuk e vendos unë atë, goli vjen kur është momenti.”
Tirana mund ta themi tashmë që është kampione? “Përderisa nuk e thotë matematika nuk mund ta them unë.”
Pjesë e Kombëtares dhe drejt titullit me Tiranën: “Jam shumë i lumtur që vesh fanellën e Kombëtares dhe që po shpallem kampion me Tiranën. Por edhe me Kombëtaren sa herë që do grumbullohem do jap maksimumin.”
Largohu nga Tirana që të luash me Kombëtaren: “Do flas me Presidentit dhe do të flas me të dhe nëse do kem ofertë nga jashtë atëherë do e flas me Presidentin, sepse me ka dhënë fjalën që do më lërë të iki.”



