Superliga e Kosovës

Gjilani “shfryn” ndaj Feronikelit, Dukagjini befason Drenicën

U luajtën tri sfidat e para të javës së 29-të të Superligës së Kosovës, mes të cilave spikati fitorja e thellë 5-1 e Gjilanit përballë Feronikelit, me skuadrën nga Drenasi tashmë të rënë nga kategoria.

Goli i Qorrit që në minutën e shtatë thjesht se i motivoi më shumë lojtarët e Gjilanit, që shënuan dy herë brenda pjesës së parë me Razak dhe Kelmendin. Në fraksionin e dytë e gjetën rrjetën njëri pas tjetrit sërish Razak, Krasniqi dhe Progni.

Mundësi minimale për mbijetese edhe për Ulpianën, që u mposht 1-0 nga Malisheva falë golit të shënuar nga Sobowale.

Fitore shumë e rëndësishme e Dukagjinit, 0-1 në fushën e Drenicës, me golin që mban firmën e Shalës. Skuadra nga Skënderaj mbetet në vendin e shtatë me 35 pikë, por dukagjinasit ndjekin me vetëm dy pikë më pak.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency