“S’ke luajtur akoma me më të mirin”, Aguero injoron CR7 në postin e talentit argjentinas
Manchester United triumfoi 3-2 kundër Norwich, duke rigjetur fitoren në kampionat pas dy ndeshjeve. Golat e fitores u realizuan nga Cristiano Ronaldo, i cili kompletoi trigolëshin numër 60 në karrierë.
Ylli portugez ia dhuroi topin talentit Alejandro Garnacho. Sulmuesi 17-vjeçar nga Argjentinas e ndoqi takimin nga stoli, teksa në Instagram shfaqi gjithë dashurinë e tij për CR7.
“Më i madhi i të gjitha kohërave”, shkroi adoleshenti në rrjetet sociale, aty ku nuk munguan komplimentet për golin dhe falënderimet për dhuratën. Komenti nuk i ka pëlqyer Sergio Agueros.

Ish-sulmuesi argjentinas, i cili u tërhoq nga futbolli dhjetorin e kaluar për shkak të problemeve në zemër, replikoi poshtë komentit ku Garnacho e cilësonte Ronaldon si më të madhin.
“Nuk ke luajtur akoma me më të mirin, Messin”, shkroi “El Kun”, i cili përveçse ka luajtur me shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” tek Argjentina, ka edhe një miqësi të madhe me të.



