Spanjë

I duhet një qendërsulmues, Laporta gati të “rrëmbejë” Bale-n nga Real

Në kërkim të një qendërsulmuesi, Barcelona mund të kthejë sytë nga Gareth Bale, i cili është në fund të kontratës së tij me Real Madridin dhe që dëshiron të qëndrojë në Spanjë.

Merkato e verës është tashmë në qendër të vëmendjes për të gjithë te Barcelona. Joan Laporta tashmë ka nisur të shikojë prioritetet. Fokusi mund të jetë në rekrutimin e një qendërmbrojtësi, mundësisht të majtën, por edhe një qendërsulmues të aftë për të mbështetur Pierre-Emerick Aubameyang.

Orët e fundit, shtypi spanjoll ka veçuar disa profile më të cilët mund të përforcohet sulmi i katalanasve. Sipas raportimeve Barcelona po ndjek veçanërisht situatën e Erling Haaland (Borussia Dortmund), Robert Lewandowski (Bayern Munich), Darëin Nunez (Benfica), Rafael Leao (AC Milan) apo edhe Lautaro Martinez (Inter).

Për momentin bëhet fjalë vetëm për marrjen e informacionit. Asnjë ofertë nuk është dërguar nga klubi katalanas, i cili po përqendrohet në fundin e sezonit. Megjithatë po sipas raportimeve të medieve spanjolle klubi “blaugrana” mund të synojë edhe një sulmues që luan prej disa vitesh te Real Madridi dhe ai është Gareth Bale.

Vetë lojtari dëshiron që të qëndrojë në Spanjë, por hapësirat për të te madrilenët kanë qenë thuajse zero. Bale i habiti të gjithë në ndeshjet e fundit të përfaqësueses së Uellsit për “Play off-in” e kualifikueseve të Botërorit, ku sulmuesi ishte autori i dy golave në fitoren 2-1 ndaj Austrisë dhe kjo gjë nuk kaloi pa u vënë re te Barça.

Me merkaton e kësaj vere që pritet të jetë shumë e zjarrtë dhe me garën e madhe mes klubeve për disa nga emrat më të kërkuar të momentit, çdo gjë mbeten thjesht aludime për momentin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency