Kupa e Italisë

FOTO/ Një mysafir special në “San Siro”, Interi: Tregoni të gjithë afeksionin tuaj!

Në një “San Siro” të mbushur në maksimumin e kapacitetit, për derbin e kthimit të Kupës së Italisë mes Interit dhe Milanit, zikaltrit kanë zgjedhur edhe një të ftuar special për të karikuar tifozërinë e futbollistët para ndeshjes.

Bëhet fjalë për ish sulmuesin brazilian të Interit, Adriano, i cili mbante dhe nofkën “perandori” dhe ka mbërritur në “San Siro” për të ndjekur nga afër derbin që do të vendosë se cila skuadër do të kualifikohet në finale.

“Shikoni pak kush na ka ardhur. Tregoni të gjithë afeksionin tuaj për ‘Perandorin’”, shkruan Interi në rrjetet sociale, duke hedhur edhe foton e ish sulmuesit të njohur brazilian.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency